Trajneri i Realit, Ancelotti krahasuar Modric, një “legjendë” e futbollit, me Maldinin, i cili fitoi Champions League e fundit në moshën 40-vjeçare: “Nëse do të më duhej ta krahasoja me dikë, do të ishte me Paolon. Kjo për cilësinë, për seriozitetin, për mënyrën sesi e kupton futbollin… Janë të dy legjenda.

Mendoj se Luka do ta mbyllë karrierën këtu. Nuk e di kur, por kjo është ideja e të gjithëve. Kujdeset shumë për veten, në karrierën e tij nuk ka pasur ndonjë dëmtim të madh dhe kjo e ndihmon shumë”.