”Apple” ka hedhur në përdorim një përditësim të ri të softuerit për iPhone dhe iPad, me numër 15.4.1. Si iOS ashtu edhe iPadOS 15.4.1 korrigjojnë gabime të ndryshme sigurie dhe përmirësojnë menaxhimin e baterive të telefonave inteligjentë dhe tabletëve, të cilët, sipas dëshmive të ndryshme në rrjetet sociale, kanë hasur në probleme të konsumit të tepërt pas kalimit në versionet 15.4, të shpërndara vetëm pak javë më parë.
Më 19 mars, llogaria zyrtare e ”Apple Support” në Twitter iu përgjigj një postimi nga një përdorues në lidhje me rezistencën e baterisë pas përditësimit në iOS 15.4 me iPhone-in e tij. “Është normale. Aplikacionet dhe veçoritë duhet gjithashtu të rregullohen për 48 orë pas një përditësimi. Nëse pas kësaj periudhe problemi vazhdon, ju lutemi na kontaktoni që të mund të ndihmojmë”, njoftoi kompania.
Dhjetëra mesazhe të tjera, nën postimin origjinal, kanë konfirmuar se situata ishte kritike për shumë përdorues të iPhone dhe iPad. Në praktikë, të gjitha modelet që kishin marrë tashmë versionin 15.4. Për të përditësuar, thjesht klikoni mbi ”cilësimet”, ”të përgjithshme”, ”përditësimin e softuerit”. Gjithashtu ”Apple” ka vënë në dispozicion macOS Monterey 12.3 .1, që synon kompjuterat dhe laptopët.