DEPUTETET HYNE NE SEANCEN E JASHTEZAKONSHME PARLAMENTARE - /r/n/r/nLAWMAKERS ENTER AT THE EXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Ish-deputeti i PDIU Aqif Rakipi ka reaguar sot pwr herw tw parw pas shpalljes non grata nga Departamenti i Shtetit.

I kontaktuar nga “5pyetjet.al” Rakipi u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.

Intervista e plotë me Aqif Rakipin:

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?

Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?

Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?
Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?

Do të shikoj çfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?

Po.

Po kë fajësoni?

Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?

As që bëhet llaf.