Ish-opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në “Kojshia Show”, ku mes të tjerash foli për Borën, Donaldin dhe Beatrixën.

Sipas tij, Donaldi ka pasur vetëm një pëlqim momental për Beatrixën, ndërsa Borën e ka dashur dhe e do.

“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoj që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental. Njerëzit do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetën e tyre”, tha Arbri.