Detaje të reja nga arrestimi i efektivit të Komisariatit nr. 1, i cili u arrestua nga AMP dhe iu gjet arsenal armësh në banesë. Sipas burimeve polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farke te vogël” duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në dite festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin në 14 shkurt.

Për këtë gjë banorët kishin bërë disa herë kallëzime në polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr, megjithatë organet nisën hetimet dhe prej disa javësh u mbajt në vëzhgim. Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh.