Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për qëllimin e lëvizjes së Sali Berishës, pas shpalljes non-grata.
Sipas Çanit, Berisha nuk ka objektiv apo qëllim të fitojë zgjedhjet, pasi ai e di se kjo gjë nuk është e mundur, por i mjafton të marrë partinë. Kjo to të përmbushte objektivat e tij.
“Qëllimi i Saliut nuk është të vijë në pushtet as në 2025 dhe as në 2029.
Kur do ta kuptoni që në politikë nuk ka të mirë dhe të këqinj, por të fortë dhe të dobët.
Nëse Berisha arrin të bëhet kryetar i PD dhe të votohet në zgjedhje, Berisha ka arritur objektivin. Ky është objektivi.
Kush jemi ne ti qajmë hallin Saliut, më shumë sesa qan ai hallin e vet?
Pse shoqërinë e shpëton politika? E shpëtojnë mekanizma të tjera.
Shoqëritë që duan të jetojnë të lirë, nuk presin ti ndihmojë politika, pushteti dhe opozita. Ose e rrëzojnë me dhunë pushtetin, ose ndryshojnë opozitën. Vetëm në Shqipëri njerëzit ankohen dhe presin ti ndihmojë politika”, tha ndër të tjera Çani.
Çani tha se Berisha duhet të lobojë në SHBA kundër vendimit që e ka shpallur non-grata, ndryshe nga çfarë deklaron, sepse lobimi është edhe “thembra e Akilit të Edi Ramës”.
“Berisha të mos bëjë gabimin, që thotë unë nuk do të loboj kurrë për të hequr vendimin e non-gratës. Berisha duhet të gjejë gjithë milionat e botës dhe duhet të lobojë. Thembra e Akilit të Ramës është lobimi me të huajt. Berisha duhet të bëjë të njëjtën gjë. Duhet të lobonte pafund, madje është shumë vonë.
Berisha duhet të mbarojë punë sa më shpejt. Duhet të heqim dorë nga bullshitet’ dhe hipokrizia e bashkimit. Bashkimi nuk ndodh. Kanë axhenda të ndryshme, do të ndahen”, tha ndër të tjera Çani.