Në puntatën e sotme të “Përputhen” Alesja ishte në gjendje shumë të ngarkuar psikologjike, aq sa shpërtheu keq në lot. Kjo ndikoi dhe në gjendjen e saj shëndetësore dhe konkurrentja u largua nga studioja. Ajo tha se ka shumë njerëz që e konsiderojnë si “njeri” apo “shoqe” të keqe. Nisur nga kjo, Arjan Konomi u shpreh se njeriu nxjerr anën e mirë ose anën e keqe në momente të caktuara të jetës, por ai nuk mund të përkufizohet si “i mirë” apo “i keq”.
Teksa bënte këtë deklaratë, opinionisti nuk i mbajti dot lotët. “Njeriu i mirë, njeriu i keq. Nuk ka njerëz të mirë dhe nuk ka njerëz të këqinj, ka njerëz! Njeriu në momente të caktuara të jetës (përlotet)….nxjerr ose anën e keqe ose anën e mirë të tij. Ka shumë studime që janë bërë për këtë, është një proces shumë interesant, por ajo që është e rëndësishme të kuptoni është që ka njerëz, nuk ka njerëz të këqinj”, tha Konomi.