Në emisionin “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani ka rrëfyer se është një vajzë tradicionale për sa i përket financave në shtëpi, ku sipas saj burri duhet të punojë dhe të sjellë të ardhura, ndërsa ajo t’i dedikohet rritjes së fëmijëve. Blogerja tregoi se femrat kanë më shumë shpenzime se meshkujt, por shtoi gjithashtu se kanë detyrë edhe që të përkujdesen për familjen dhe fëmijët.
“Unë e kam thënë gjithmonë këtë gjë sepse mendoj se ne femrat kemi më shumë shpenzime, duhet të bëjmë thonjtë, duhet të mirëmbahemi. Dhe detyra e femrës, përveçse të punojë është që të përkujdeset që familja të jetë në rregull, shtëpia, fëmijët, kështu që ka një punë të dyfishtë. Prandaj burrat të punojnë edhe… Unë jam tradicionale në aspektin që mua më pëlqen të punoj, por në momentin që do të kem fëmijë do t’i dedikohem më shumë rritjes së fëmijëve se sa burrit. Burri është ok, të punojë, të sjelli lekët”, tha moderatorja.