Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë mbrëmjes dhe qarkullimi në të gjitha akset rrugore kryet normalisht.

Reshjet kanë pushuar dhe si rezultat është stabilizuar qarkullimi rrugor i mjeteve falë ndërhyrjes së Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili ka monitoruar situatën e akseve në të gjithë vendin.

“Gjatë natës reshjet kanë pushuar. Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 1400 m shoqëruar me temperatura të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, bën të ditur ARRSH.