Ka nisur me debate ditën e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj mëson se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.

“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”