Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, iu përgjigj pytjes së gazetarëve nëse ka në vendin tonë asete të rusëve që mbështesin pushtimin e Ukrainës.
Ai theksoi se Shqipëria është në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do të merren masa për të vendosur sanksionet.
“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione. Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja.
Po ashtu, ministri njoftoi se ditën e sotme është miratuar sistemi për pagat për koordinatorët e njësisë antikorrupsion.