Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me Covid dhe fatmirësisht, nuk ka asnjë humbje jete.

Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.

Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë.