Gjatë gjithë ditës së sotme Greqia do të përfshihet nga pluhuri afrikan. Me përqendrim më të lartë do të jetë në Athinë. Shiu do të sjellë edhe reshje në formë balte, për shkak të rërës afrikane me prezencë të lartë. Ekspozimi ndaj pluhurit afrikan mund të shkaktojë simptoma te njerëzit me sëmundje të mushkërive, të tilla si sulmet e astmës, përkeqësimet e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe vështirësi në frymëmarrje.

Këshilla për pacientët:

1. Shmangni lëvizjet e panevojshme

2. Përdorimi i maskës mbrojtëse, mundësisht ffp2 tipi

3. Përdorimi korrekt dhe konsistent i barnave (të thithura)

4. Pastrimi i fytyrës kur kthehemi në shtëpi për të hequr pluhurin nga fytyra

5. Larjet përkatëse të hundës me kripë për të njëjtin qëllim

6. Konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve për hidratim të duhur të organizmit

7. Konsultimi me mjekun pneumolog për simptoma të rënda