Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e pazakontë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një urban i linjës së Unazës përfundoi në lumin Lana. Shkak është bërë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të autobusit i cili ka marrë para një makinë dhe më pas ka rënë në Lanë. Si pasojë e aksidentit dy nga pasagjerët e autobusit kanë pësuar dëmtime. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryebashkiaku Erion veliaj.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.