Nga Neda Balluku
Nuk e di nëse autobuzi është në pronësi të Bashkisë apo privatit, por në rastin e dytë do isha dakort që një pjesë e taksave të mia si qytetare të shkonin për ta blerë dhe ai autobuz të qëndrojë aty.
Unë besoj se aksidentet dhe çudirat ndodhin dhe do të ndodhin gjithmonë. Jo vetëm në vendin tonë. Dhe për shkakun e tyre duhet gjithmonë të përmirësojmë.
Autobuzi në Lanë, duhet qëndrojë aty si mësim e pësim. Si ndodhi dhe si habi. Si lajm i mirë se nuk pati viktima, si lajm i keq që ka pakujdesi. Autobuzi në Lanë duhet të jetë ura e disatë që lidh dy krahët e Lanës për kureshtje e atraksion, por edhe si kujtesë.
Sikundër çdo makinë e republikës që aksidentohet, duhet rregulluar me ligj t’i dorëzohet shtetit. Për të krijuar bri çdo autostrade në Shqipëri, pirgje e kodra e male me to, tregues se ç’të pret nëse çmendesh në timon.