Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një peticion kundër ambasadores amerikane Yuri Kim. Në peticionin që deri tani është firmosur nga dhjetra qytetarë online, i kërkohet DASH, që ti ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit tonë.
Avokati i njohur Idajet Beqiri ne “dritare.net” analizoi këtë nismë, duke u shprehur se pas saj fshihet Berisha dhe përpjekja e tij për të shpëtuarnga non-grata.
“Nuk janë këta që përfaqësojnë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe nga këta zëra nuk vjen asnjë e keqe ambasadores, pasi dihet se këto 5 mijë persona që mund të grumbullohen online me faqe të rreme në rrjetet sociale sulmojnë dhe mbajnë situatën të ndezur, sikur Berisha ka mbështetje në popull.
Nëse ndërhyrje në punët e brendshme quhet kur ajo thotë me zë të lartë se në këtë vend duhet të bëhet drejtësia për popullin dhe qytetarët, për të mos u ndikuar nga Berisha. Vendimi i Agron Zhukrit për të shpallur “Foltoren” parti politike është turp i drejtësisë Shqiptare.
Ky është një vendim haptaz kundër ligjit dhe bie ndesh me interest e shqiptarëve. Prandaj shqiptarët duhet të ngrihen ndaj këtyre, jo me peticionet kundër ambasadores. Madje dhe SPAK ndihet i dobët ndaj Berishës se të gjithë janë përzier në “Gjirin e Lalëzit”.”,-u shpreh Beqiri.