Xhamia e “Namazgjasë” duket se është gati për të pritur besimtarët për Bajram. Report TV solli pamje nga brenda xhamisë, ku duket se punimet janë drejt fundit. Në inaugurimin e saj pritet të jetë edhe presidenti turk, Recep Erdogan.
Xhamia e “Namazgjasë”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.
Xhamia e Namazgjasë, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra, tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.