Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ka bërë të ditur edhe qëndrimin zyrtar të kësaj force politike në lidhje me vendimin per mos perjashtimin e Ornaldo Rakipit.

Qëndrimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS:

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta.
Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”.

Partia Socialiste ka vendosur që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar, duke thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.