Kreu i grupit Parlamentar të PS, ka thënë gjatë mbledhjes së grupit se si do të funksionojë propozimet për Presidentin e ri.
Deputetëve do i dorëzohet një formular me 3 hapësira emrash që mund të zgjidhen dhe më pas do të vlerësohet gama e emrave të mbledhur. Sakaq, ai tregoi se nesër do të ketë një mbledhje me grupet e shoqërisë civile, për të pritur edhe propozimet e tyre.
“Unë kam kërkuar nga kryetarët e grupeve parlamentare që të dakordësojmë këtë kalendar. Në Konferencën e Kryetarëve të shkojmë me kalendar të dakordësuar. Pjesë është edhe publiku. Nuk e fsheh, eksperienca shembullore që erdhi nga Këshillimi Kombëtar me një pjesëmarrje përtej pritshmërive të qytetarëve, besoj që na ka dhënë leksionin e duhur për të ndryshuar qasjen me konsultimin e publikut. Dje kemi njoftuar një adresë emaili, që është 30 vjeçare e jona. [email protected]. Deri sot në mëngjes kanë ardhur mbi 100 propozime. Besoj që me tre kryetarët e grupeve të opozitës do të dakordësojmë kalendarin.
Nëse do të vihet me propozim që kalendari të shtyhet me disa ditë, mendoj që duhet të biem dakord për kalendarin. Jam i gatshëm që me komisionin që kemi ngritur të biem dakord me kandidatin për President. Nesër, po në këtë sallë ne kemi ftuar një pjesë të mirë, ftesa është e hapur për organizatat e shoqërisë civile. Kemi bashkëpunim me organizatat të integruara në BE. Edhe shoqatat e shoqërisë civile të vijnë me propozimet e tyre. Deri në fund të përfundojmë procesin që Presidentin ta zgjedhim që në raundin e parë.
Ne kemi bërë një proces që në parim ka kondificialitetin, ju keni të drejtën të propozoni tre emra. Kushtetuta ka përcaktuar si kritere bazë moshën dhe në 10 vitet e fundit të jetë rezident në Shqipëri. Ky është një kriter”, tha Balla.