Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nga Ballshi se procesi i zgjedhjes së presidentit do të jetë transparent dhe me standarde.

Në një prononcim për mediet, Balla tha se “procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shumë vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces që do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe”.

“Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, president normal dhe mbi të gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtar. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, theksoi Balla.