Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla është pyetur gjatë një interviste në News 24 lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai u shpreh se socialistët janë të gatshëm të diskutojnë me të gjithë grupet parlamentare, për të patur një president të kundër nga ai që kishim.
“Të hënën ne bëmë një diskutim edhe ne Kryesinë e PS. Ne jemi të qartë që ne kemi lidershipin e këtij procesi. Ne do të iniciojmë në javën pasardhëse të kemi një Konferencë Kryetarësh duke miratuar një kalendar për këtë proces. Jemi të gatshëm të diskutojmë me të gjithë Grupet Parlamentare me qëllim që t’i japin Shqipërisë një president të kundërt nga ai që kishim”, tha Balla.
I pyetur nëse ka një emër konkret, Balla u shpreh: “Jemi seriozë me procesin. Duam një president normal”.