Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur Sali Berishës, i cili zhvilloi dje një tryezë në lidhje me krizën energjetike, ku nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë. Balluku e cilësoi Berishën si autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik dhe se para se të ikte nga pushteti, grabiti kaskadat ujore.
“Dje jemi bërë dëshmitarë të një tryeze që diskutonin për sektorin energjetik, ata që e shkatërruan. Të thuash se Shqipëria prodhon 90% të energjisë nga basenet ujore, është e turpshme. Para se të largoheshin nga pushteti, grabitën kaskadat ujore. Të dëgjosh autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik të thotë se projekt i i Vlorës duhej të ishte bërë prej kohësh…, ne po përfundojmë një prej projekte më të mëdha të gazifikimit të vendit. Është projekt që bëhet me kompanitë më të mëdha amerikane. Ju ëndërronit që të kishit TEC-in e Vlorës por nuk e bëtë dot, siç po ëndërroni për Skavicën. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla, kini parasysh se do ju kujtojmë çfarë keni bërë me sistemin energjetik, e latë vendim me 42% humbje në sektorin e shpërndarjes”, tha ministrja.
Ministrja foli edhe për projektin për një burimi të ri uji për Tiranën ‘Guri i Bardhë’, për të cilin u shpreh se do kontribuojë në furnizimin me ujë për 800 mijë qytetarë në Tiranë.
“Është një projekt që ka për qëllim të kontribuojë në cilësinë e furnizimit me ujë për 800 mijë qytetarë banorë të Tiranës. Vlera e projekt 140 mln e 500 mijë, nga të cilat 80 mln janë hua. Bëhet fjalë për ndërtimi e një burimi të ri, gurit të bardhë dhe do ndërtohen tubacionet që do lidhin burimin me shpërndarjen”, tha ministrja.