Mario Balotelli në Kombëtaren e Siçilisë? Kjo është e mundur. Marchese, i emëruar trajner i kombëtares siciliane, hapi skenarin e bujshëm. Përzgjedhja e drejtuar nga ai, në fakt do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të radhës CONIFA, që do të mbahet në Nicë nga data 3 deri më 12 qershor.
Ish-lojtari i Katanias duket i gatshëm të krijojë një grup lojtarësh, duke bërë përzierjen e duhur mes profesionistëve dhe eksponentëve të kampionateve rajonale. Mbi të gjitha, megjithatë, ekziston një ide e qartë joshëse që e ngacmon trajnerin: të thërrasë Balotellin, me origjinë nga Palermo:
“SuperMario ka lindur në Palermo, teorikisht mund ta telefonoj edhe unë. Nuk e di nëse do t’i përgjigjej thirrjes së mundshme, por mund të jetë pjesë e lojtarëve të përzgjedhur”. Një skenar për të mos thënë aspak sugjerues edhe nëse, deri më sot, duket padyshim i pamundur. Duke folur për kombëtaren, Balotelli nuk e ka veshur fanellën e Italisë që nga 7 shtatori 2018. Për të, CV me axurrët janë 36 ndeshje dhe 14 gola.