Banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev sërish sot janë zgjuar nga zhurma e aktivizimit të sirenave që sinjalizojnë sulmet të mundshme ajrore.
Madje Sky News sjell pamjet nga Kievi, ku dëgjohen në orët e para të mëngjesit sirenat që janë aktivizuar, transmeton Telegrafi.
E në anën tjetër, kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, ka njoftuar se raketat ruse kanë goditur këtë qytet të Ukrainës.
“Pesë raketa kanë goditur Lvivin. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka shtuar Sadovyi.