Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka mohuar asnjë mundësi dialogimi me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri. I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Balla tha se janë të gatshëm për të diskutuar me të gjithë Grupet Parlamentare me qëllim që t’i japin vendit një president ndryshe.
Zgjedhja e Presidentit? Ballaj: Të hënën ne bëmë një diskutim edhe ne Kryesinë e PS. Ne jemi të qartë që ne kemi lidershipin e këtij procesi. Ne do të iniciojmë në javën pasardhëse të kemi një Konferencë Kryetarësh duke miratuar një kalendar për këtë proces. Jemi të gatshëm të diskutojmë me të gjithë Grupet Parlamentare me qëllim që t’i japin Shqipërisë një president të kundërt nga ai që kishim.
A ka emra konkretë? Balla: Jemi seriozë me procesin. Dua një president normal.