Analisti Andi Bushati thotë se numri i pjesëmarrësve të deputetëve në Kuvendit të PD më 30 prill do të jetë tregues nëse kjo parti po bashkohet apo po përçahet.

Sipas Bushatit, me rëndësi është sa nga 30 deputetët afër Bashës do të jenë të pranishëm.

Për analistin Baton Haxhiu ristrukturimi i PD ka si qëllim kryesor rikthimin e Berishës në krye të PD.

Haxhiu tha se në shtator parashikon ‘një Shqipëri tjetër’ pasi përveç Berishës, edhe Meta do të rikthehen në krye të LSI.

Madje, analisti theksoi se parashikon që Presidenti Meta pritet të shpallet ‘non grata’ në përfundim të mandatit.

“Shatori do të jetë një bashkë dyzim i forcave politike të dy personave non grata”, tha Haxhiu.

Sipas tij në këtë situatë, qeveria do ta ketë shumë të lehtë përballë Berishës dhe Metës.