Bayern Munichi raportohet se ka marrë vendim për t’i ofruar një kontratë të re Thomas Mullerit. Sipas “Bild”, zyrtarët e klubit gjerman kanë bërë hapin e parë të tyre për t’i ofruar lojtarit një kontratë të re. Përfaqësuesit e Mullerit tashmë thuhet se kanë nisur bisedimet me shefin ekzekutiv, Oliver Kahn dhe drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic.

Ndryshe, 32-vjeçari vlerësohet si një prej lojtarëve kyç te kampioni gjerman, teksa deri më tani ka shënuar 226 gola në 618 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e Mullerit me “Bavarezët” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Në anën tjetër, Newcastle United e Manchester United raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e reprezentuesit gjerman.