Interfax Ukraine raporton se Turqia ka të ngjarë të jetë vendi ku Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të takohen për negociatat e paqes.

Presidenti turk Tajip Erdogan kishte telefonuar Putinin dhe Zelenskiy të premten “dhe dukej se konfirmoi nga ana e tij se ata ishin gati të organizonin një takim në të ardhmen e afërt”, tha negociatori David Arakhamia .

Negociatat gjatë ditëve të fundit kanë qenë të vështira, raporton Reuters, me Kremlinin që thotë se një nga qëllimet e operacionit ushtarak në Ukrainë është rivendosja e shtetësisë së Donetskut dhe Luhanskut brenda kufijve të negociuar në 2014.