Gjiganti britanik BBC ka verifikuar pretendimet ruse se masakra e kryer në Bucha të Ukrainës është veç një trillim. Në raportin e publikuar të martën, BBC-ja shkruan se nëpërmjet pamjeve satelitore nëpër rrugët e qytetit ukrainas janë parë trupa njerëzish të vrarë në kohën kur qyteti ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Ukraina e akuzoi Rusinë se ka kryer masakër mbi popullatën civile, por Rusia tha se pamjet ku shihen shumë civilë të vrarë, shumica me duar të lidhura, janë të inskenuara për “të sulmuar Moskën”.

Një pjesë e civilëve të vrarë në Bucha, sipas raportit të BBC-së, u panë nëpërmjet satelitit edhe më 19 mars

Ambasada e Rusisë në Kanada publikoi pamje në Twitter me mbishkrimin “një video e inskenuar që i shfaq trupat e pajetë në qytetin Bucha”.

Por, imazhet e filmuara më 19 mars, pothuajse dy javë para se trupat ruse të largoheshin nga zona, dëshmojnë për viktimat ukrainase që qëndrojnë nëpër rrugë.

BBC-ja i shfrytëzoi edhe pamjet e mediumit The New York Times për t’i krahasuar pozicionet e viktimave nëpër rrugë dhe ato dolën të njëjta, duke i hedhur poshtë pretendimet ruse se viktimat janë lënë aty nga forcat ukrainase.

“Është veçanërisht shqetësuese që të gjithë trupat e njerëzve, imazhet e të cilëve u publikuan nga regjimi i Kievit nuk janë ngurtësuar edhe pas të paktën katër ditësh”, ka shkruar Ministria e Jashtme ruse në Twitter.

Pati dilemë edhe për kohën kur rusët u tërhoqën nga zona.

Sipas ushtrisë ukrainase, rusët u larguan në orët e para të 31 marsit, ndërsa Moska zyrtare thotë se largimi i bë më 30 mars.