Bashkimi Evropian ka miratuar ditën e sotme ndihmën shtesë për Ukrainën me një vlerë prej 543 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake, duke e çuar kështu vlerën totale në 1.63 miliardë dollarë.

Këshilli Evropian tha në një deklaratë se paketa e re do të financojë sigurimin e pajisjeve dhe furnizimeve për Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat përfshijnë: pajisje mbrojtëse personale, pajisje të ndihmës së parë dhe karburant, si dhe pajisje ushtarake të dizajnuara për të ofruar forcë vdekjeprurëse për qëllime mbrojtëse.

“Ndërsa Rusia përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është thelbësore që ne të vazhdojmë dhe të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së. nje deklarate.