Donald Veshaj ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit. Fillimisht me takimin me Bora Zemanin kur ishte në Big Brother dhe më pas me romancën që nisi me Beatrix Ramosaj. Kur doli nga shtëpia e famshme, i dha fund me këtë të fundit dhe pak kohë më pas, konfirmoi se po përpiqej të rikthehej me moderatoren.

Dje në puntatën e parë të emisionit të tij, gjatë lojës që po bënin, Donaldi i është përgjigjur disa pyetjeve pikante. “Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”- ishte pyetja që i bëri Romeo. “Unë mendoj një këngëtare që më pas bëhet moderatore”, u shpreh Donaldi ndërsa publiku bërtiste ‘moderatore’.

Romeo i referohej Beatrix dhe Borës dhe Donaldi zgjodhi këtë të fundit megjithëse nuk përmendi emër konkret. Donaldi gjithashtu pranoi se kënga e fundit që ka bërë është një dedikim për Borën. Ndërsa pyetjes se “cila është vajza më seksi”, ai iu përgjigj: ” Është Bora….. Muzhaqi”.