Sali Berisha ka folur për herë të parë për sanksionet e Departamentit të Thesarit ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi. Ai është shprehur se Rakipi ka ngrënë dreka e darka me Lulzim Bashën, madje ky i fundit është përpjekut dhe ta fusë në koalicion me PD.

“Unë e kam takuar një herë në jetën time dhe në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje vote”, tha Berisha në një konferencë për mediat. Ndërkohë, Lulzim Basha në fushatë por dhe pas saj, se është përfshirë në grupin e “masakrës zgjedhore” të 25 prillit.

“Kam qenë, jam dhe do mbetem gjithnjë për çdo lloj sanksioni që bazohet në prova. Këtu nuk kam hezitim ndaj cilitdo. Tani rastit konkret, nuk jam futur shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD.

Unë e kam takuar një herë në jetën time dhe në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje vote. Nuk mund të mbështes asnjë vendim që nuk ka fakte dhe prova. Nuk jam ndal te personi se po të flisja duhet të isha i hapur, i sinqertë. Më dilte Basha, seriali i drekave të Lulzim Bashës me të. Nuk kam dashur të ndërhyj në këto çështje dreka, darka, si gjysmë private”, u shpreh Berisha.