Berisha ripërsëriti sot akuzën ndaj ambasadore amerikane, Yuri Kim se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Berisha këtë herë e tha me emër duke iu referuar ambasadores si guvernatorë.

“Askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite akuzat që duhet të bëjë dhe s’duhet të bëjë. Pashë aty shqetësim edhe për akuzat. Ti harrojë kush përpjekjet që mund të diktojë. Unë publikisht sot para mediave shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar unë iu informova, thashë se kam informacion për dy burime. Së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore”, u shpreh Berisha.