Ish-Kryeministri Sali Berisha në prononcimin për mediat pas takimit të Komisionit të Rithemelimit në Selinë blu, u pyet nga gazetarja e Report Tv për deklaratat e djeshme të Yuri Kim dhe nëse rrezikon PD të shpallet non grata me atë në krye.
|Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve. Askush nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. E përsëris publikisht këtu se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD”, tha Berisha.