“Vendim i pajustifikueshëm”. Ky është reagimi i Gjermanisë pas vendimit që mori Rusia për dëbimin e 40 diplomatëve gjermanë.

Rusia iu është kundërpërgjigjur sanksioneve të Gjermanisë, duke shpallur 40 diplomatë gjermanë si persona të padëshiruar. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, duke urdhëruar kështu dëbimin e tyre.

Ky vendim është parë si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të njëjtë të Berlinit për të dëbuar numër të njëjtë të diplomatëve rusë nga Gjermania më 4 prill.