Menjëherë pas përfundimit të ”Big Brother VIP “ publiku filloi të pyesë se kur do nisë edicioni i dytë. Ky ishte produksioni i parë i këtij lloji në vendin tonë ku pjesmarrës nuk ishin njerëz të panjohur për publikun, por të famshëm nga fusha të ndryshme.

Suksesi ishte i jashtëzakonshëm dhe këta VIP-a patën një rritje të famës së tyre.

Tashmë kanë nisur spekulimet për “Big Brother VIP 2” dhe cilët do jenë pjesmarrësit e këtij edicioni.

Eva Murati, Kejvina Kthella, Ledri Vula, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vin Veli, Roza Lati janë disa nga emrat e lakuar për momentin.

Ende nuk ka patur nje konfirmim zyrtar,mirëpo shumë prej këtyre personazheve në intervista e kanë shmangur si pyetje, por nuk e kane mohuar.

Ndonëse personazhet nuk janë konfirmuar ende, moderatorja e emisionit do jetë përsëri Arbana Osmani, e cila ka deklaruar se në shtator do të kenë planin gati dhe në fund të vitit pritet të jenë gati për të rinisur edicionin e ri.

Ndërkohë kujtojmë që Arbana nënë e dy djemve Joni dhe Dielli është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të tretë. Ndërkohë ky do të jetë fëmija i dytë me regjisorin e njohur Eduart Grishaj, me të cilin është në një marrëdhënie prej kohësh.