Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur ndjeshëm aktivitetin ushtarak në Mesdhe, ku NATO ka aktualisht tre aeroplanmbajtëse me avionë, helikopterë bashkë me anijet e tyre shoqëruese. Po ashtu edhe Rusia ka rritur prezencën në zonë duke futur disa anije dhe të paktën një nëndetëse të klasit “Kilo”. Konkretisht, në Mesdhe tani ndodhet aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman”. Kjo e fundit ndodhet aktualisht në detin Jon dhe pranë saj ndodhet anija ruse “Admiral Kulakov”.

Ndërkohë në ujërat italiane ndodhet aeroplanmbajtësja “ITS Cavor”, e cila ndodhet në portin e Tarantos.

Prej disa javësh në Mesdhe ishte edhe aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle”, e cila tashmë është futur në ujërat e Francës.