Ai është një nga boksierët më të mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Florian Marku po korr suksese të njëpasnjëshme prej vitesh, duke ia dalë të bëjë krenarë të gjithë kombin.

Arritjet e tij janë të përkthyera edhe në para. Sipas faqes “PeopleAl”, ai ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë. Shifër kjo e konsiderueshme dhe që tregon faktin se numri i atyre që e ndjekin atë nga afër kur ka sfida është e madhe.

Marku shkroi historinë në boks, duke u shpallur kampion bote në IBF para pak kohësh. Pritshmëritë për të ardhmen janë të mëdha, teksa shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të presin e të shijojnë sukseset e tij.