Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka qenë një ndër emrat më të përfolur së fundmi, pasi mendohet që ajo mund të jetë rikthyer me ish të dashurin e saj Donald Veshaj.
Bora, e cila ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” bashkë me autoren e “Për’Puthen” Olsa Muhamentin, ka folur pak për jetën e saj private.
Zemani u pyet nga Ori Nebiaj: “Bora je e lumtur ti?”
Ajo u shpreh se lumturia është shumë temë e gjatë, por sipas saj, nocioni i lumturisë nuk lidhet vetëm me një partner. Nuk e dimë nëse me këtë deklaratë Bora i është referuar Donaldit apo për ish-in tjetër, Vin Velin, me të cilin ajo ndan djalin e saj Arborin.
“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .
Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flasë më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur.
Për disa orë ditën e djeshme Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj ishin në qendër të vëmendjes. Ajo publikoi një ‘screenshot’ ku duket fotoja “përfaqësuese” e këngës, ndërkohë që titulli është “Nuk jam si ti”. Ajo i paralajmëroi ndjekësit për një surprizë disa orë më parë, ndërkohë që vetëm tani publikoi këtë lajm.
Mirëpo, teksa nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një projekt të vërtetë apo një shaka të ditës së gënjeshtrave, një gjë tjetër na ka habitur të gjithë!
Ka qenë pikërisht Beatrix Ramosaj ajo që ka bërë një postim shuumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njofton publikimin e një kënge të re! Prisni se ka akoma… titulli i këngës është “As unë si ti” dhe do të publikohet ditën e sotme në orën 20:00!