Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, Boris Johnson u tha sot deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi përballen me goditjet ekonomike të agresionit rus.

Johnson u shpreh se po trajton ndikimin e çmimeve të energjisë dhe faturave të tjera në familjet britanike dhe u zotua se po ‘lufton’ që ti japë fund varësisë së Britanisë nga gazi dhe nafta ruse.

Ai thotë se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në afat të gjatë.

Johnson tha se do ta bëje energjinë britanike më të gjelbërt, më të përballueshme dhe më të sigurt duke u bashkuar me aleatët për të përballur agresionin e Putinit.