Mbretëria e Bashkuar ka miratuar paketën e re të sanksioneve që synojnë liderët e luftës të Putinit dhe kompanitë e mbrojtjes, sipas skynews.
Të sanksionuarit përfshijnë gjeneralët rusë si dhe individët dhe bizneset që mbështesin ushtrinë e Vladimir Putin. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se sanksionet do të vendosen ndaj personave që kanë “gjak ukrainas në duart e tyre”, duke përfshirë komandantin e njësisë që pushtoi Buchan.
“Sulmi i forcave ruse ndaj popullit të Ukrainës është i qartë për të gjithë. Ata po synojnë qëllimisht spitalet, shkollat dhe qendrat e transportit në Mariupol dhe më gjerë – ashtu siç bënë në Çeçeni dhe Siri.
“Britania e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën,” tha Truss.