Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, atëherë kur emri i tij filloi duke pushtuar mediat britanike dhe jo vetëm, Armando Broja ul “marshin”. Të gjithë shpresonin që “bomberi” kuqezi të rikthehej te goli, sfida ndaj Leeds United dukej idealja, fundja dinte si i shënohej.
Për fat të keq, Broja nuk arriti të lë gjurmë në këtë transfertë, pavarësisht se qëndroi në fushë për 88 minuta. Nuk u shërbyer thuajse asnjë herë, ndërsa mbrojtësit kundërshtarë i kujdesën në çdo formë që Broja të prekte sa më pak topin.
Kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi në Premier League që Broja nuk arrin të shënojë, ndeshja e 5-të në të gjithë kompeticionet që i mungon goli, për herë të fundit realizoi atë super gol kundër West Ham në FA Cup.
Trajneri i tij, Ralf Hasenthutl i ka një shpjegim logjik: Broja është i shpejtë dhe kur vendoset me topin para mbrojtësit, e vetmja mundësi për ta ndaluar është me trup dhe më pas i takon arbitrit të vendosë nëse është faull apo jo”, u shpreh trajneri i Soithampton.