Verën e ardhshme pritet të zhvillohet një valcer i vërtetë stolash, duke filluar nga ai i Manchester United pas dështimit në Old Trafford të Ralf Rangnick. Ten Hag duket se është i përzgjedhuri i Djajve të Kuq për sezonin e ardhshëm, i favorizuar para Pochettino-s. Argjentinasi është drejt largimit nga Paris Saint-Germain pas një tjetër sezoni zhgënjyes në Champions dhe kërkon të kthehet në Premier.

Megjithatë, për momentin, duket se dyert janë të mbyllura për të në kampionatin anglez, me përjashtim të një largimi të papritur të Antonio Conte-s nga stoli i Tottenham-it. Në fakt, ish-trajneri i Juventus-it dhe Inter-it duket se është në listën e Paris Saint-Germain pikërisht për të marrë vendin e Pochettino-s verën e ardhshme.

Sipas Daily Mail, trajneri italian është plani B i Al-Khelaifi-t për stolin e klubit francez, mbrapa ëndrrës Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid është një fiksim i PSG-së, por për të interesohet edhe Franca në rast të një lamtumirë të Deschamps pas Kupës së Botës. Ideja për të drejtuar Francën e ka tërhequr gji thmonë Zidane, i cili mundd të refuzojë kështu një ofertë të mundshme të Paris Saint-Germain për të provuar aventurën me kombëtaren e tij.

Në rast se kjo do të ndodhë, Al-Khelaifi do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Antonio Conte-s. Një situatë që duhet mbajtur nën vëzhgim.