Nuk është e lehtë të transferohesh tek Juventus për pothuajse 80 milionë euro dhe me një etiketë si kampion i ardhshëm. Dhe për fatin e tij të mirë, Matthijs de Ligt është një djalosh që pavarësisht moshës së tij të re (ditëlindja 1999) e ka kokën mbi shpatulla, përndryshe mund të kishte patur shumë probleme në Serinë A.

Holandezi, kryesisht në sezonin e parë me bardhezinjtë, ai i karakterizuar nga prekjet e famshme të topit me dorë, ka patur shumë vështirësi, sepse vinte nga një realitet që ishte shumë i ndryshëm me atë italian.

Këtë e ka thënë vetë lojtari në një intervistë të dhënë për ParamountPlus, në të cilën ka shpjeguar se ka qenë një gjë e veçantë të shkonte nga Ajax-i te një skuadër fenomenësh që kanë shkruar historinë e futbollit botëror.

RESPEKTI – Nga ana tjetër, nëse një djalë 20-vjeçar e gjen veten të stërvitet me kampionë bote dhe fitues të Topit të Artë, disa vështirësi mund të krijohen.

“Ka qenë e vështirë në fillim sepse jam një djalosh që i respektoj shumë të tjerët. Dhe ndoshta e kam bërë më shumë se duhet me disa prej tyre, si Cristiano Ronaldo dhe Buffon. Duhet kuptuar se jemi të gjithë pjesë e së njëjtës skuadre. Vetëm në atë pikë të tjerët bëhen kolegë dhe madje miq të mirë”, ka thënë De Ligt.

Me shokëve të skuadrës, holandezi ka folur në veçanti për Mckennie, i ekuilibruar në fushë dhe jashtë saj.

“McKennie është sigurisht më simpatiku, dukej sikur jeton në një botë të tijën, argëtohet shumë. Qëkur ka ardhur ai gjërat janë përmirësuar shumë, brenda dhe jashtë fushës. Çdo skuadre i duhet një lojtar i tillë, që të jetë i afët t’i argëtojë të gjithë”.

FUTBOLLI ITALIAN – Më pas është futbolli italian, që ndoshta nuk është më i bukuri dhe më i luftuari në botë, por që sigurisht mbetet i komplikuar, veçanërisht në aspektin taktik. Edhe fitore e ngushta festohen njësoj si ato të thellat nga ato anë.

“Këtu, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Tek Ajax-i tifozët ishin të zhgënjyer kur fitonim vetëm 2-0 kundër vendit të fundit në renditje. Vitin e parë në Itali jam befasuar kur kemi fituar 1-0 me vendin e fundit në renditje dhe të gjithë ishin të gëzuar.

“Unë thoja se ishte mirë që kishim fituar, por se duhej të kishim shënuar më shumë se një gol. Të tjerët nuk ishin dakord, ishin të gëzuar, sepse niveli i skuadrave të vendeve të fundit këtu është më i lartë”.