Irakli shkoza la Amerikën për tu kthyer në Divjakë. 18 vjet më parë dëshira e tij për të mbjellë fruta ekzotike, triumfoi mbi ëndrrën amerikane.

Ai thotë se Shqipëria ka tokën dhe klimën ideale për të kultivuar frutat ekzotike që kërkon Europa. Dhe kështu lindi ferma e tij eksperimentale.

Në vendin tonë për shkak të kushteve shumë të favorshme klimaterike veçanërisht të zonës bregdetare ku Divjaka është një nga vendet më të mira, ekziston mundësia për të dalë jashtë tradicionales. Që do të thotë të kultivojmë të rrisim bimë, perime apo frutore që janë të zonave tipike tropikale, subtropikale, mesdhetare pra bimë që nuk janë tradicionale tek ne por produkte që  Europa i importon nga vende të largëta më kostot të mëdha transporti dhe që i humbasin vlerat”, thotë fermeri Irakli Shkoza.

Irakliu thotë se fermerët vendas në serat e tyre nuk duhet të mbjellin vetëm perimet tradicionale si domate dhe tranguj. Sipas tij Shqipëria gjithashtu mund të eksportojë me dhjetëra fruta ekzotike.

Këtu kemi një serë të vogël që ne e përdorim për prodhimin e fidanëve. Ne kultivojmë bimë që kanë interes dhe janë fruta ekzotike. Kjo është pepino jep fruta si pjepri  e njohin pak njerëz me  origjinë nga Peruja, Amerika Latine. Kjo tjetra është një bimë që ne kemi disa vite që e kultivojmë dhe marrim prodhimin fruti i pasionit.  Ndërsa kjo është një bimë tjetër guava është pemë rritet në vende të ngrohta Amerikën Latine, në Karaibe kërkon sera tek ne është frut shumë i mirë me perspketivë unë e kam shumë xhan. Këtu kemi natal plam kumbulla e Krishtlindjes, frutin e nxjerr në nëntor. Kurse kjo këtu është minikivi kokërr vogël dhe pa push. Shumë interesante”, shprehet fermeri.

Irakliu thotë se Amerika i mësoi diçka shumë të rëndësishme që pasionin për bujqësinë mund ta kthente në një vizion që të siguron të ardhura të kënaqshme.

Top Channel