Analisti Arjan Curri në “Zonë e Lirë” ku i ftuar është ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rikthimi i Berishës në politikën aktive mund të jetë dramatik për vendin. “Rikthimet pas një kohe të gjatë janë dramatike. Nëse doktori e konsideron sukses do jetë hera e parë në historinë botërore”, u shpreh Curri.
Ndërsa vetë Berisha tha se 100 politikanë mund të thonë që do rikthehen, po ata që e bëjnë janë të rrallë.
“Edhe një mik i ngushtë i Ramës dy muaj më parë vendosi të kthehej, Papandreu, po mori 3%. Nuk është dëshirë. Mund të thonë 100 politikanë që do rikthehen po s’e bëjnë dot,” u shpreh Berisha, duke shtuar se Papandreu vendosi të kthehej kur pa që edhe Berisha po rikthehej.