Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në një intervistë për Report TV ka folur për presidentin e ri për të cilin forca e shumicës ka nisur konsultimet. Gjiknuri tha se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim politika por kanë zhvilluar takime mes vetes në PS.
“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluar takime mes vetes sonë sa i përket procesit që do organizohet brenda PS, grupi i ngarkuar për të negociuar me palët. Ka zhvilluar mbledhje brenda vetes, ne të tre, Balla dhe Spiropali, nuk ka pas negociata, gjithçka tjetër është spekulim.
Pa u paracaktuar kalendari i votimit nuk është koha për të nisur negociata. Madje nuk kemi diskutuar as me grupe interesi.
Nuk mund të konfirmoj nëse do të jetë burrë apo grua, e rëndësishme është të jetë personalitet i mirë, i provuar që di ta bëjë detyrën, të qëndrojë mbi palët, të mos fusë interesat politike në detyrën e tij. Po të fokusohemi në këtë karakteristika do të ketë një president të mirë ndryshe nga ç’ka kemi parë këto pesë vitet e fundit”, tha Gjiknuri.