Trajneri Jurgen Klopp do të vazhdojë të jetë në krye të Liverpool të paktën edhe për 4 sezone të tjera.
Tekniku i “The Reds” dhe drejtuesit e klubit anglez kanë rënë dakort për zgjatjen e kontratës mes tyre dhe Klopp ka rinovuar deri në vitin 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i “The Athletic”, David Ornstein, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.