Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar ku pritet të merren disa vendime shumë të rëndësishme. Komisioni i Rithemelimit që drejton aktualisht PD-në, u ka dërguar ftesë të gjithë deputetëve demokratë që të jenë të pranishëm në atë Kuvend.

Por kjo ftesë është refuzuar nga deputetët që mbështesin platformën e Enkelejd Alibeajt, teksa ka edhe disa të pavendosur.

Sipas Fax News, në Kuvend nuk do të marrin pjesë: Orjola Pampuri, Lefter Gështenja, Ferdinand Xhaferaj, Eralda Bane, Arbi Agalliu, Dhurata Çupi, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Sajmir Korreshi, Flutura Açka, Emilja Koliqi, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha, Ramadan Lika, Flamur Hoxha.

Ndërsa Fatjon Veizaj, Lindita Metaliaj, Bledian Nalbati dhe Selaudin Jakupllari jane ende te pavendosur.