Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se lufta ruse në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022.
Shumë prej zyrtarëve që folën për CNN theksuan se është e vështirë të parashikohet saktësisht se sa kohë mund të vazhdojë lufta, por disa zyrtarë thanë se nuk ka indikacione se qëllimet përfundimtare të presidentit rus Vladimir Putin kanë ndryshuar dhe nuk ka gjasa që ai t’i ndjekë negociatat diplomatike nëse nuk përballet me disfatë ushtarake.
Parashikimet e Rusisë se mund ta merrte shpejt kryeqytetin ukrainas të Kievit, ranë poshtë, ndërsa jemi në javën e tetë të luftës.
Zyrtarët theksuan se do të vijojë mbështetja për Ukrainën.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të enjten se luftimet në Ukrainë mund të zgjaten dhe do të vazhdojnë për muaj ose edhe më gjatë.
Disa anëtarë të Kongresit dhe ndihmësit e tyre e krahasojnë atë që po ndodh me Luftën Koreane, e cila zgjati për tre vjet.
Dy zyrtarë të tjerë evropianë thanë se luftimet në Ukrainën lindore mund të zgjasin për katër deri në gjashtë muaj dhe më pas të rezultojnë në një ngërç.
Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly tha se nisja e luftimeve të reja ruse në Donbas mund të jetë javë larg, duke shtuar se po ofrojnë armë e pajisje ukrainasve.